Boks, mbyllet muzeu i Muhammad Ali, shkak mungesa e fondeve dhe indiferentizmi

Pas vetëm 1 viti e gjysmë nga përurimi, mbyllet shtëpia muze e legjendës së boksit Muhammad Ali në Louisville. Ai që konfirmoi lajmin ishte një nga bashkëpronarët e ndërtesës, Evan Bochetto. ‘Nuk ka projekte afatgjatë për muzeun, qyteti na braktisi-shpjegoi Bochetto-do ta rihapim këtë shtëpi muze në një qytet që është më i ndjeshëm ndaj inisiativave rë tilla’. Në ndërtesë shfaqet  mbishkrimi ‘I mbyllur për shkak të punimeve’, por muzeu bnë nder të boksierit më të madh të të gjitha kohërave që u nda nga jeta në 3 qershor të 2016, nuk do të hapet më në Louisville. Mungesa e fondeve dhe indiferentizmi i autoriteteve të qytetit shkaktuan edhe ankesat e pronarëve të këtij muzeu. Kryetari i bashkisë kshte deklaruar se kishte ndërmend të ndërhynte për të ndihmuar në mirëmbajtjen e kësaj ndërtese dhe në vitin e fundit u akorduan 50 mijë Dollarë, shiofër kjo e pamjaftueshme për të financuar sic duhej projektin  që shtyu pronarët të merrnin edhe vendimin e bujshëm.

Sfidanti.al