Dimri 1963, kur Nëna Natyrë ndaloi futbollin në Angli!

U deshën 66 ditë për të kompletuar turin e tretë të Kupës së Anglisë, atëherë kur futbolli ngriu për herë të fundit. Ishte një shaka e Nënës Natyrë, edhe pse mjaft më argëtuese dhe e përballueshme sesa kjo e fundit me koronavirusin, me temperaturat në Angli arritën në -20 gradë Celsius. Ishte marsi i vitit 1963, gati 60 të shkuara, dhe fushat u bënë si fusha hokeji në akull, ku mund të argëtoheshin njerëzit duke skijuar.

Ishte dimri më i ftohtë në Britaninë e Madhe në 223 vjet, dhe turi i tretë i Kupës FA nisi në 5 janar, dhe përfundoi në 11 mars. Në këtë periudhë pati 22 ndeshje dhe plot 261 shtyrje. Pati ndeshje që u shtynë 10 herë, të goditura nga dëbora, akulli, i ftohti dhe ndërprerja e energjisë elektrike.Trajneri i Liverpulit, Bill Shenkli (në foto), mori hua një makineri për të thyer akullin, dhe një buldozer për ta larguar nga fusha e stadiumit “Anfild”. i ftohti polar u mbiquajt “Bisha nga Lindja”, dhe më në fund u largua gjatë marsit e prillit. Në fund, Kupën e fitoi Mançester Junajtidi i Bobi Çarltonit, në finalen ndaj Leisterit të portierit Gordon Benks.

Sfidanti.al