Zonja Xhemajli impresionon në “Tiki Taka”

Erjona Sulejmani, e njohur si zonja Xhemaili ka qenë e ftuar në emisionin sportiv “Tiki Taka”. Në studion e Pierluixhi Pardo, nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe prezenca e gruas së futbollistit të Bolonjës dhe përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili. Modelja shqiptare ka bërë shumë përshtypje gjatë finaleve të Kampionatit Europian nëpër stadiumet e Francës, si një mbështetje e zjarrtë e bashkëshortit të saj, një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës helvete.