Xhizel Byndshen tregon për Tom Bredin: Është më i fiksuar pas modës se unë

Tom Bredi është më i fiksuar pas modës sa vetë bashkëshortja e tij. Ajo që e tregon këtë anë të kuotërbekut të Nju Ingland Patriots është vetë Xhizel Byndshen në një intervistë për ‘The Wall Street Journal’.

‘Tom në një vit ka ndryshuar më shpesh modelin e flokëve sesa unë gjatë jetës sime-tha Byndshen në intervistën e saj duke shtuar se ajo që e shqetëson më shumë është shëndeti i Tom Bredit duke parë edhe rastet e shfaqura së fundmi me dëmtime cerebrale të lojtarëve të NFL.

‘Kam të gjithë të drejtën për të pasur dyshimet e mia, sepse bashkëshorti im është babai i fëmijëve të mi. nëse nuk a shëndetin cfarë do t’i mbetet?-tha Xhizel Byndshen.

Por pavarësisht këtij shqetësimi, Xhizel Byndshen theksoi se nuk do të ushtroj presion mbi Tom Bredin për t’u tërhequr duke shtuar se është një vendim që i takon atij ta marrë. Vlen të kujtohet se Tom Bredi, 40 vjeçar, tashmë konsiderohet një legjendë e futbollit amerikan.

sfidanti.al