Thyen arrestin shtëpiak për finalen Xhokovic-Federer; tani rrezikon burgun

Për të parë castet e fundit të finales mes Novak Xhokovic dhe Roxher Federer ishte gati të bënte gjithcka, edhe të shkonte në burg. Është kjo historia e një 58 vjecari nga Stezzano, në Bergamo, që e rrezikon vërtet burgun. Ky person që ishte duke kryer dënimin prej 4 muajsh me arrest shtëpiak, pasditen e së dieles u arratis nga banesa për të mos humbur momentet më emocionuese të Uimbëlldonit, por u zbulua nga karabinierët.

‘Bëra një budallallëk, e di. Dola për të shkuar në një lokal e për të parë setin e fiundit. Pikërisht në atë moment më kontrolluan shtëpinë-u justifikua i dënuari 58 vjecar. Ai i pikas të kthehej në shtëpi pas orës 20 nga ushtarakët dhe pavarësisht sqarimeve, iu vunë prangat, kjo edhe oër faktin se edhe në 7 korrik, 58 vjecari ishte parë të dilte me bicikletë.

Mëngjesin e së hënës, gjykatësi e konsideroi të vlefshëm arrestimin e 58 vjecarit, pa aplikuar masa të tjera dhe i dërgoi aktet në Gjykatën e Survejimit të Breshias me këtë të fundit që duhet të vlerësojë nese finalja e Uimbëlldonit do t’i kushtojë 58 vjecarit humbjen e arrestit shtëpiak dhe transferimin në qelitë e burgut. Tashmë protagonistit tonë, nuk i mbetet gjë tjetër vecse të shpresojë që gjykatësi të jetë i apasionuar pas tenisit dhe 1 prej 2 milionë shikuesve të mbërthyer para ekranit ditën e diel për të ndjekur ndeshjen e shekullit.

sfidanti.al