Theo Hernandez nuk fshihet; pikaset me të dashurën e re, Zoe Cristofoli

Theo Hernandez i lejoi vetes një xhiro në Capri, por ai nuk ishte vetëm. Futbollisti I Milanit në fakt ishte në shoqërinë e të dashurës së tij të re; bëhet fjalë për Zoe Cristofoli, ish e fejuara e Fabrizio Coronës. Modelja ishte e pranishme në jahtiun e Hernandez dhe të dy janë fotografuar  në sjellje të dashuruarish dhe intime.  Duket se Theo Hernandez i ka pikë të dobët modelet.

Me t’u transferuar në Milano, futbollisti ishte ende I lidhur me Adriana Pozueco që tani është kthyer të jetojë në Madrid. Deri tani mes Theo Hernandez dhe Zoes janë kapur vetëm disa indicie në rrjetet sociale dhe janë parë në ndonjë darkë bashkë përpara shpërthimit të pandemisë coronavirus. Por tani duket se cifti po del hapur…

Sfidanti.al