Fiorentina, moment magjik për Kastrovilin; rinovim, Kombetare dhe…Miss Italia

Gaetano Kastrovili është njeriu I momentit te Fiorentina. Pas atij të shënuar në San Siro ndaj Milanit, futbollisti shënoi një tjetër gol të rëndësishëm për skuadrën violë dhe klasifikimin e saj, gol që më pas u shoqërua edhe nga një assist për Milenkovic në fitoren ndaj Sasuolos në Mapei Stadium.

Talenti I Fiorentinës po përjeton vërtet një moment magjik; vetëm pak javë më parë ai firmosi kontratën e re me skuadrën e tij dhe shumë shpejt do të vijë edhe telefonata e grumbullimit në Kombëtaren italiane nga ana e trajnerit Mancini. Për më tepër Gaetano Kastrovili është në lidhje dashurie me Rakele Risaliti, tifozja 24 vjecare që në vitin 2016 fitoi cmimin e bukurisë Miss Italia. Futbollisti dhe Rakela u njohën pikërisht nëpërmjet një mikut të përbashkët dhe tani kanë vendosur të bëjnë publike historinë e tyre të dashurisë.

Sfidanti.al