Shkaktoi faull të rëndë ndaj Van Dijk; Pickford ia hedh paq; nuk dënohet

Jordan Pickford shkaktoi një faull të rëndë ndaj Virgil Van Dijk në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit. Por  ndërsa opinion publik e dënoi në mënyrë anonime, arbitri e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.

Për më tepër, portieri i Evertonit nuk do të ndëshkohet as nga Federata Angleze e Futbollit. Zyrtarët e ndeshjes, duke përfshirë edhe sistemin VAR e ekzaminuan episodin në fjalë në atë moment dhe vendosën se Liverpoolit nuk iu akordua një 11 metërsh pasi Van Dijk ishte në pozicion jashtë loje.

Për më tepër, VAR nuk e konsideroi se ndërhyrja e Pickford ndaj holandezit ishte për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Sfidanti.al