Reali i Zidanes kërkon të fshijë rekordin e Realit të Benhakerit

Reali i Madridit është e vetmja skuadër e pamundur në kampionat, kjo falë edhe humbjes së Vilarealit me Eibar. Armata e francezit Zidan nuk ndalet prej 26 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, pa provuar shijen e humbjes.Shifrat po i afrohen rekordit të trajnerit Benhaker. Ka  mbetur disi e largët shija e humbjes së fundit me Volfsburg në Champions Ligë. Qysh atëherë, asnjë skuadër nuk ka mposhtur njerëzit në fushë të Zidanes, të cilët kanë rregjistruar 20 fitore dhe 6 barazime. Me këtë ritëm, Reali duhet të durojë edhe 8 ndeshje të tjera për të thyer rekordin e historisë së klubit.

34 ndeshje pa provuar shijen e humbjes! Trajneri ishte holandez dhe quhej Leo Benhaker në sezonin 1988-89-të. Edhe më i fortë rekordi i Luis Enrikes së barcelonës, 39 ndeshje pa humbur. Numrat për Realin me Zidanen që komandon janë tepër impresionues: 42 ndeshje dhe vetëm 2 humbje. Këtë sezon ka shenjuar fillimin më të bekuar të një kampionati me 13 pikë nga 15 të mundshme. Në kampionatet më të fortë në Europë, kanë mbetur pak klube që nuk kanë provuar humbjen. Në Bundesligë janë bajerni dhe Hofenhajmi, Totenhemi në Premir Ligë,  Nisa në Francë , fejnord në Holandë dhe Benfika në Portugali