Arsene Wenger e pranon: Priten largime nga Arsenali

Konkurenca e shëndetshme është ajo që i duhet Arsenalit. Kjo është ajo që deklaroi trajneri Arsene Wenger pas fitores së trofeut në Community Shield ndaj Chelseat duke pranuar se disa lojtarë mund të largohen nga Topçinjtë e Londrës përpara mbylljes së merkatos së transferimeve në mënyrë që të mundësojhet kjo lloj konkurence në skuadër ‘Numri i futbollistëve në skuadër është më i lartë seç duhet-u shpreh Wenger-Ne do të lejojmë disa lojtarë që të largohen’. Radhët e Arsenalit janë shtuar me ardhjen e Lacazette dhe Kolashinac që deri tani kanë lënë përshtypje të mira, ndërkohë që tashmë janë larguar Szczesny, Sanogo, Martinez dhe shembullin e tyre duket se do ta ndjekë edhe Lucas Perez.

sfidanti.al