Paraguaj, Ronaldinho i rekordeve; 2 arrestime në 48 orë

Dy arrestime në 48 orë për Ronaldinhon në Paraguaj. ish futbollisti brazilian u ndalua sërish nga policia në Asucncion me akuzën se hyri në vend me pasaportë false, lajm që u bë i ditur nga e përditshmja ‘ABC Color. Arrestimi i dytë i ish futbollistit të Barcelonës dhe Milanit përbën një kthesë të papritur në këtë histori që sheh Ronaldinhon dhe vëllain e tij Roberto De Assis si protagonistë.

Dy vëllezërit kishin udhëtuar drejt Paraguajit për prezantimin e librit ‘Genius of life’ si dhe për të marrë pjesë në evenimente bamirësie. Ditën e mërkurë ata u ndaluan në mënyrë të papritur nga polizia që kishte ushtruar kontroll në rezidencën e tyre në Yacht Resort në periferi të Asuncion teksa gjeti Ronaldinhon në zotërim të një dokumenti identiteti fals.

Ndërkaq dy vëllezërit u vizituan edhe nga avokati i tyre mbrojtës, Alcides Cáceres Ibarra, i cili pas bisedës me tyre u largua nga selia e Grupit të specializuar pa bërë asnjë deklaratë në media. Por jo vetëm kaq, dyshohet se mbi Ronaldinho është ngritur edhe një akuzë, ajo për pastrim parash.

sfidanti.al