Çfarë cirku është ky: E blenë Joviçin 60 milionë euro që tani ta japin hua?!

Duket se te Reali i Madridit ka një kaos të vërtetë, për shkak të ristrukturimit të ekipit dhe 300 milionë eurove të shpenzuara që duket se nuk kanë sjellë ndonjë “fryt” të veçantë, ndërkohë që sezoni i ri i La Ligësështë “te hunda”.

Mediumet vënë në dukje se ka një një “luftë të heshur”mes presidentit Perez dhe trajnerit Zidane. Revista “Don Balon” publikoi një lajm shokues se Reali me kërkesën e Zidanes do ta japë hua qendërsulmuesin e sapoblerë serb, Luka Joviç. Thuhet se ky i fundit me performancën e tij në ndeshjet miqësore nuk i ka justifikuar shpresat e trajnert francez që konsideron se futbollisti serb nuk i ka kualitetet e nevojshëm që të jetë pjesë e ekipit “mbretëror”.

Tani për tani, nuk dihet se në cilin klub do të jepet hua Joviçi, por me siguri as ai vetë nuk do të jetë kundër, sepse do të jetë më mirëqë ai të luajë diku gjetkë sesa “të ngrohë” stolin e rezerveve. Për Joviçin Reali i pagoi Aintrahtit të Frankfurtit plot 60 milionë euro, kështu që tani shumëkush habitet se përse u ble kaq shumë, kur tani duan “t’i japin duart”?

Sfidanti.al