E vërtetë Mesi? Salah ka të majtën më të mirë në botë?!

Mohamed Salah është një nga futbollistët që, gjatë këtij sezoni, po zhvillon lojra fantastike, sidomos, në Premier Ligë dhe provë bindëse për këtë janë 22 golat që ai ka shënuar për Liverpulin në fushatën e tij të parë me këtë klub të “Enfildit”. Nga këta 22 gola, 19 ky futbollist këmbëshpejtë i ka shënuar me të majtën, dy me të djathtën dhe një me kokë. Në këto kushte, trajnerit të “të kuqve”, Jyrgen Klop, para ndeshjes me Uest Hemin (4-1), iu bë një pyetje interesante, nëse Salahu ka të majtën më të mirë në botë?

“Në të gjithë botën? Ndoshta, të majtën më të mirë e ka Lionel Mesi? Nuk e di, nëse ai ka këmbën e majtë më të mirë në botë, por e di që këtë këmbë ai e përdor shumë mirë dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë gjë. Unë më shumë jam habitur, kur ai shënoi gol me kokë, ka shënuar edhe më të djathtën. Për mua, nuk ka shumë rëndësi se me cilën pjesë të trupit ai shënon gola. Por që ka një këmbë të majtë të shkëlqyer, këtë unë ua garantoj”, vuri në dukje Jyrgen Klopi.

Sfidanti.al