“Djalli” e shkarkoi Murinjon, ai i shfaqet me mikrofon në Old Traford!

Trajneri i njohur portugez, Zhoze Murinjo, qëkur u shkarkua dhjetorin e kaluar nga Mançester Junajtidi, ende ndodhet në kërkim të një klubi të ri, vetëkuptohet të madh, sipas “stofit” të atij vetë.

Sidoqoftë, “Speciali’ nuk po rri duarkryq dhe andej-këndej po fiton “ca” para. Këto ditë, ai nënshkroi kontratë me “Skaj Sportin”, për të cilin ai do të punojë si komentator i specializuar gjatë sezonit të ri.

Debutmin e tij në rolin e mësipërm ai e bëri në ndeshjen derbi, të zhvilluar në “Old Trafford” mes Mançester Junajtdit dhe Çelsit.

Sfidanti.al