Coronavirus, UEFA shtyn Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid

Ndërsa pritet vendimi përfundimtar për evenimentet evropiane, UEFA ndërmerr hapat e parë në frenimin e futbollit evropian. Kështu dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve të parashikuara për t’u zhvilluar javën e ardhshme Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë për një datë të mëvonshme.

Bardhezinjtë janë në karantinë pas konfirmimit pozitiv me coronvirus të qendërmbrojtësit Daniele Rugani, ndërkohë që Cristiano Ronaldo do klaolë periudhën e tij të karantinës në Madeira ku ai shkoi për të vizituar nënën e tij.  Thuajse e njëjta histori edhe për Realin e madridit ,me Los Blancos që kanë hyrë në karantinë për shkak se një basketbollist I këtij klubi rezultoi pozitiv me virusin Covid-19

Sfidanti.al