Ç’ hall ka Murinjo sa mezi pret fillimin  e Botërorit të Rusisë!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, do të jetë i pranishëm në kampionatin botëror që do të zhvillohet, verën e ardhshme, në Rusi, jo si trajner, por si komentator sportiv i televizionit rus në gjuhën angleze, “Russia Today”.

Murinjo nënshkroi një kontratë njëmujore me këtë televizion dhe, sikurse bën të ditur ky i fundit, trajneri portugez do të bëjë analiza dhe komente në emisionet speciale kushtuar Mundialit të ardhshëm.

“Jam shumë i kënaqur që do të mund të punojë për televizionin ‘Russia Today’. Po pres me padurim që të shkoj në Rusi, gjatë kësaj vere, dhe të japë mendimin tim për ndeshjet e kampionatit botëror”, deklaroi Murinjo që do të ketë edhe një koleg të tij në komentimin e ndeshjeve. Ky është ish-portieri i famshëm i Junajtidit Piter Shmajhel që, gjithashtu, ka nënshkruar kontratë me televizionin rus “Russia Today”.

Sfidanti.al