Odise Roshi gjeti golin në Turqi. 32-vjeçari zhbllokoi ndeshjen Sakaryaspor-Bandirmaspor, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke u dhuruar fitoren në mesin e pjesës së dytë. Minuta e 67’, sulmuesi i djathtë fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtarë pas krosimit të Dimitrov nga këndorja dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gol që solli tri pikët