Ndërsa po shkonte në stadium për të dhënë konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit vendosi t‘i habiste sado pak gazetarët. Masimiliano Alegri, një njeri i zgjuar, hodhi shikimin mbi sallën, dhe deklaroi. “Kur po vija për këtu pata një ide në mendje, – tha ai, – ndoshta mund ta përmbys skuadrën për këtë ndeshje”. Kjo
