Arda Guler ishte vendimtar me asistimin për golin e dytë të Demirali-t në fitoren 2-1 të Turqisë ndaj Austrisë, në raundin e 1/8-ave të EURO 2024. Duke folur për mediet pas këtij takimi, mesfushori turk u shpreh se Holanda, kundërshtari i radhës, është shumë i vështirë, teksa shtoi se synon që të shkojnë në gjysmëfinale.
