Probleme serioze për Napolin dhe trajnerin Antonio Conte. Klubi kampion në fuqi i Italisë ka njoftuar se mesfushori kamerunas, Frank Zambo Anguissa, ka pësuar një dëmtim të rëndë të bicepsit femoral në kofshën e majtë, gjatë angazhimit me kombëtaren e Kamerunit. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, lojtari iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore në Pineta Grande Hospital,

