Vingegard dhuron spektakël në Turin e Francës

Ditën e sotme, gara më e famshme çiklistike në botë, Turi i Francës startoi etapën e saj të 16-të, e cila u çel me provën e vetme të kronometrit individual e zhvilluar nga Pasi deri në Komblo, me një distancë prej 22.4 kilometrash.

Në këtë etapë fitues doli danezi, Jonas Vingegard i skuadrës Jumbo-Visma, protagonist i një triumfi “ëndrrash”, me danezin që e mbylli “garën”  e tij 1 minutë e 38 sekonda më shpejt se slloveni Pogacar dhe tashmë distanca mes të dyve shkon 1 minutë e 48 sekonda, duke e afruar danezin me triumfin e përgjithshëm. Ndërkaq, pas Vingegard e Pogacar, në vendin e 3-të përsa i përket kohës më të mirë në etapën e 16-të të garë u pozicionua çiklisti Van Aert.

 

sfidanti.al