Vetëvrasje për shkak të sportit…

Kelly Catlin dhe Ellie Soutter nuk u takuan kurrë por ato kishin shumë të përbashkëta, të dyja ishin atlete elitare. Catlin, një cikliste pistash të mbyllura ishte shpallur tre herë kampione bote dhe një herë nënkampione olimpike, ndërsa Soutter ishte një snowboard-er shumë e talentuar, pjesë e Britanisë së Madhe në Lojrat Olimpike Dimërore 2022. Të dyja ishin vajza shumë të zgjuara, Catlin mësoi frëngjishten në vetëm 6 muaj ndërsa studionte për inxhinieri ndërsa në sport dukej e pandalshme. Gjithsesi, ato kanë edhe një të përbashkët tjetër tragjike. Të dyja vajzat kanë kryer vetëvrasje ndërsa hijet e dyshimit rreth shkaqeve janë të mëdha por është fakt që të dyja ishin dëmtuar në kokë. Catlin e kreu aktin tragjik në moshën 23-vjeçare ndërsa Soutter ishte vetëm 18 vjeç. Menjëherë pas dëmtimit në kokë, ato nisën të ndryshonin sjellje, ndërsa në një studim të kryer dhe të publikuar në “Journal of Sports Medicine”, simptomat e tyre ishin shumë të ngjashme me ato të dëmtimeve të rënda të meshkujve në disiplina të ndryshme. Kjo do të thotë se shkenca e studimit të rasteve të tilla te femrat është shumë e kufizuar dhe ka pak informacion, por sipas të gjitha gjasave, të dyja sportistet nuk kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

sfidanti.al