Dejvid Hej ka qenë i njohur edhe më parë për budallallëqe të tilla. Ai nuk ka hequr dorë prej tyre. Boksieri britanik i peshave të rënda shkaktoi një tjetër skandal, nga ata që nuk duhet ta shohin fëmijët apo adoleshentët që janë duke formuar karakterin. Në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Toni Belju, Hej përdori këtë nivel “brilant arsyetimi”: “Unë mund ta gdhij nëpër lokale çdo natë dhe mund të bëhem tapë çdo natë, deri në ndeshjen mes nesh, dhe sërish të të rrëzoj në tapet”. Si për ta bërë të qartë se nuk tallej, Hej lëshoi një grusht ndaj rivalit, dhe natyrshëm plasi sherri. Belju, kampion në fuqi i federatës ëBC në peshat e mesme, ka vendosur të garojë “më lart”, dhe e akuzoi Hejin se “është i thyeshëm” duke shtuar se “vë bast të gjitha paratë që kam (sërish paratë!) që ti nuk më hedh dot nokaut”.