Stanislav Vavrinka kalon në raundin e dytë të Indian Uellsit

Stanislav vavrinka siguron një vend për në raundin e dytë të turneut Masters të Indian Uellsit që startoi këtë javë. Tenisiti zviceran mundi jo pa vështirësi Ivans me rezultatin 2-1. Britaniku arritit të fitojë setin e parë pas tiebreakut, por  Vavrinka iu kundërpërgjigj fuke fituar dy setet e tjerë 6-3;6-3

Siguroi një vend në raundin e dytë të evenimentit amerikan edhe Stiv Xhonson që fitoi derbin e SHBA me Tejlor Fritz të cilin e mundi 2-0. Xhonson zhvilloi një lojë më të mirë në krahasim me Fritz duke i fituar të dy setet 6-3 dhe 6-3. Fitore në raundin e parë të turneut Masters të Indian Ëells shënoi edhe Nikolas Xharri që mundi amerikanin Tiafo. Kiliani e fitoi këtë përballje me rezultatin 2-1.Xharri fitoi setin e parë 6-4, por Tiafo rivendosi ekuilibrin teksa fitoi fraksionin e dytë po 6-4. Në setin final, tenisti nga Kili bëri më mirë se kundërshtari i tij teksa e fitoi atë 7-5.

Mes të kualifkuarve në mastersin e Indian Uellsit është edhe Mekenzi Mekdonald që mundi Zhoao Souza në 3 sete. 6-4;3-6 dhe 6-3.

sfidanti.al