Duhej të ndodhte edhe kjo, ndërsa ka njoftime të shumta se këto balena vrasëse po sulmojnë gjithnjë e më shumë mjetet e lundrimit që përdorin njerëzit. Në “Garën e Oqeanit” (Ocean Race), pikërisht në Ngushticën e Gjibraltarit ishin tre orka që sulmuan dy varka, duke shkaktuar tronditje të madhe. Për fat nuk pati probleme me njerëzit, dhe varkat i mbijetuan sulmeve, por orkat u treguan shumë të zgjuara duke sulmuar pjesën e timonit. Më pas, grabitqarët më të mëdhenj të oqeaneve u larguan.
Sfidanti.al