MotoGP, Quartararo nje tjeter pole position ne Jerez

Fabio Quartararo le gjurme ne provat kualifikuese te Cmimit te Madh te Andaluzise ne boterorin e MotoGP, ne nje fundjave qe kete radhe nuk do te kete si protagonist Marc Marquez.  Piloti francez i Yamahes fitoi pole position ne provat kualifikuese, i dyti radhaz per kete sezon dhe te dielen do tentoje edhe fitoren e dyte radhazi.

Perkrah tij ne vijen e pare te gares do te jete piloti i Yamaha M1, Maverick Vinales qe shenoi kohen e dyte me te mire, nderkohe qe mjaft mire u paraqit italiani Francesco Bagnaia qe u rendit ne vendin e trete. Valentino Rossi kete radhe regjistroi nje kohe shume te mire ne krahasim me garen e kaluar teksa u rendit ne vendin e katert, i ndjekur nga Miguel Oliveira ne te pestin dhe Franco Morbidelli. Persa i perket, pilotit tjeter te Hondes, Alex Marquez, vellai i kampionit te botes, do te niset i fundit pasi u rrezua ne sesionin e pare te provave zyrtare.

Sfidanti.al