Horhe Lorenzo duket se po mesohet me fitoret. Piloti spanjoll i Dukatit shkelqeu serish ne kampionatin e MotoGP, kete radhe me shtepine e tij ne Spanje, ne Çmimin e Madh te Barcelones duke perseritur suksesin e gares se meparshme te arritur ne Muxhelo.
Lorenzo qe e nisi garen nga pole position, e dominoi totalisht garen e zhvilluar ne pisten e Montmelo duke e kryesuar ate nga fillimi deri ne fund. Nuk mund te bente dot me shume kampioni i botes dhe shoku i skuadres se Lorenzos ne 2019 te Honda, Mark Markez qe u detyrua te kenaqej me vendin e dyte. Ne podium i ngjit edhe Valentino Rosi me Jamahen i renditur ne vendin e trete.
Perseri i pafat ishte Andrea Doviciozo, qe serish mbeti pa pike pasi ashtu sikurse edhe ne Muxhelo edhe ketu u rrezua. Pas kesaj gare, Mark Markez i forcon pozitat ne krye te renditjes me 115 pike, 27 me shume se Rosi ne vendin e dyte. Vendi i trete mbahet nga Maverik Vinjales me 77 pike. Horhe Lorenzo eshte ngjitur ne vendin e 7 me 66 pike duke kaluar Doviciozon.
Sfidanti.al