Novak Djokoviç ishte i rraskapitur në Rolex Masters 1000 në Shanghai. Pas një jave me disa fitore dhe disa dëmtime të vogla fizike 38 vjeçari, numri 5 në renditjen “ATP”, u dorëzua përballë monegaskut Valentin Vacherot.
Ecuria pozitive e tenistit serb u ndal në gjysmëfinale të turneut Master 1000 edhe pse përballë kishte tenistin, i cili rendetej i 204 në renditjen botërore.
“Nole” u mund në dy sete (6-3, 6-4) nga Vacherot, i cili shrytëzoi në maksimum avantazhin që i krijuan problemet fizike të rivalit.
Monegasku, i cili nisi turneun nga faza e eliminatoreve, do të ketë një shans të artë për të fituar “Masters 1000” në finalen e parë të karrierës.
sfidanti.al