Lara Colturi është rikthyer në konkurrim në Kupën e Botës, pas performacës së saj mjaft të mirë në Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026. Në pistën suedeze në Ore, Colturi ka arritur të pozicionohet në vendin 7-të në slalomin gjigant me kohën e përgjithshme 2‘24“91.
Me një vend të 10-të në lëshimin e parë dhe të 15-tin në lëshimin e dytë, Lara Colturi ishte larg podiumit në garën suedeze, por gjithsesi për t’u vlerësuar është fakti që ajo vazhdon të jetë midis 10 skiatoreve më të mira të botës në slalomin gjigant në këtë kupë bote. Ndërkohë që skiatorja , vazhdon të mbajë fanellën blu që e pëcakton si skiatoren më të mirën në këtë kupë bote për kategorinë e të rejave.

