Policia e Kenias ka nisur një hetim për vrasjen e atletit olimpik Benjamin Kiplagat. 34-vjeçari u gjet i pajetë në makinën e tij në Kenia ku ishte goditur në qafë me një thikë. Atleti afrikan i lindur në Kenia përfaqësonte Ugandën në garën e 3000 metrave. Ai ka marrë pjesë në tre olimpiada duke arritur deri në fazën gjysmëfinale. Arritja më e madhe e Kiplagat është medalja e argjendtë në Kampionatin Botëror të të Rinjve në vitin 2008. Nuk duhen ende shkaqet që çuan në vrasjen e atletit.
sfidanti.al