Ish notari australian i distancave të gjata, Grant Haket u arrestua nga policia, me akuzën e dhunës në familje. Denoncimi ndaj 3 herë kampionit olimpik u bë pikërisht nga babai, Nevill, dhe vëllai i tij, Kreig Haket, me këtë të fundit që e përkufizoi 36-vjeçarin, si një rrezik për veten e tij, por edhe për komunitetin. Një prej zëdhënësve të Policisë së Kuinslend informoi, se arrestimi u bë për shkak të problemeve që ai shkaktoi në “Surfer’s Avenue”, një ngjarje kjo që nuk është komentuar ende nga agjenti i ish-notarit.
Nuk është hera e parë që Haket ka probleme me rendin. Në muajin prill të vitit të kaluar, ai u mor në pyetje nga policia e aeroportit në Melburn, për shkak të një zënke me një prej pasagjerëve, një incident për të cilin ai kërkoi ndjesë. Haket ka pranuar gjithashtu varësinë nga medikamentet, e sidomos nga qetësuesit e gjumit. Në vitin 2014 ai shkoi në SHBA për të hyrë në një qendër rehabilitimi, pasi u gjet i zhveshur dhe i çorientuar në një kazino në Melburn.
Sfidanti. al