Bylis-Vora, nje serial me “futboll te ndaluar”

Ka filma të ndaluar për fëmijët e vegjël, ka dhe ndeshje futbolli që duhen ndaluar jo vetëm për fëmijët e vegjël, por edhe për prindërit e tyre. E keni parë golin e Bylisit në ndeshjen me Vorën, se si hapet dhe mbyllet “fizarmonika  e mbrojtjes”? Thonë se dy ekipet kanë bërë paktin e djallit dhe fusha spiunon më shumë se sa përflitet. Në serialin teatror te këtyre dy ekipeve kanë ndodhur të gjitha shfaqjet groteske, madje të denja për një serial në Netflix..

Në një seri të mëparshme, ka ndodhur një episod që i vë  kapakun tragji-komedisë: një futbollist  i Bylisit, tamam si  “budalla” gëzonte kur  shënoi golin, ndërsa shokët as nuk i afroheshin për të festuar . Madje një nga shokët i kishte thënë : “ Kohë të bukur gjete për dasëm o Safa Ymeri !”

..Mezi po presim kur do të jetë seria e fundit e këtij sezoni, mes këtyre dy ekipeve lozonjare,  që akoma nuk ia kanë plasur shpirtin trajnerit Bellai sa  të thotë të famshmen frazë “biblike” : edhe turpit do t’i kishte ardhur turp nga ky..turp!

Sfidanti.al