Kaçurri rikthehet te Arsenal

Maldini Kacurri është rikthyer zyrtarisht te Arsenal, pas përfundimit të huazimit 6-mujor te Morecambe FC. Mbrojtësi shqiptar 20-vjeçar pati një periudhë shumë pozitive, duke u aktivizuar titullar në 18 ndeshje, ku shënoi 1 gol dhe dhuroi 1 asist, ndërsa u vlerësua disa herë me çmimin “Lojtari i Muajit”.

Paraqitjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të EFL dhe ekipeve kryesore të National League, me opsione konkrete për një tjetër huazim ose edhe një transferim të përhershëm gjatë kësaj merkatoje janari