Watkins do të shkojë në altar

Sulmuesi anglez, Ollie Watkins shumë shpejt do të kurorëzojë në martesë historinë me modelen Ellie Alderson. Pas dështimit në finalen e Euro 2024, Watkins nuk është shkurajuar, madje ai ka bërë një hap përpara duke i propozuar për martesë të fejuarës. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ëatkins e cilëson bukuroshen brune si “bashkëshorten e ardhshme” pasi është ulur në gjunjë duke i vendosur në gisht unazën. Për ta bërë këtë moment sa më romantik, ai ka zgjedhur liqenin e Komos.

 

sfidanti.al