Wanda Nara tenton të “zbusë” Icardin

Wanda Nara rikthehet të flas për raportin e ndërlikuar të saj me ish bashkëshortin Mauro Icardi, pas akuzave të lëshuara së fundmi ndaj njëri tjeterit. Në një intervistë ajo pohoi se shpreson se me vendosjen e drejtësisë, problematikat mes saj edhe mauros do të shuhen dhe pse jo në të ardhmen ata mund të kenë sërish një raport normal me një ti tjeterit, ç’ka do të ishte edhe hapi i duhur për t’u ndërmarr në të mirën e rritjes së fëmijëve të tyre. Ajo theksoi se koha është shëruesi i të gjitha plagëve. Ndërkohë ishte vetë Wanda e cila mohoi zërat se mes saj dhe partnerit të ri këngëtari L-Gante ka një krizë. Ajo është parë së fundmi në shoqërinë e tij, gjatë një ceremonie ku ka fituar edhe një çmim, duke konfirmuar se dashuria e tyre vijon dhe është më e fortë se sa kurrë.

sfidanti.al