David Beckham duket se nuk është aspak I shqetësuar nga coronavirusi dhe nuk I trembet rrezikut të humbjeve financiare. Pronari I klubit debutues në Major League Soccer, Inter Miami në fakt nuk iu ‘dridh dora’ teksa bashkë me bashkëshorten e tij shpenzuan 22 milionë Euro për të blerë një banesë luksoze në Miami.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ banesa e blerë nga David Beckham është në brendësi të gratacielës One Thousand Museum të arkitektuar nga Zaha Hadid. Ndërtesa ku ndodhet banesa e Beckham ka një heliport, ndërsa apartamenti në brendësi ka 5 dhoma gjumi, 7 banjo, pishinë, zonë solaru dhe palestër
Sfidanti.al