Rugani në timon i dehur, dënohet 6 muaj burg

Daniele Rugani është dënuar nga një gjykatës i Torinos me vuajtjen e 6 muajve burg për ngarje makine në gjendje të dehur. Ish-mbrojtësi i Juventus, tani te Ajax, ka marrë gjithashtu një gjobë prej 2,000 eurosh (me kusht), dhe për këtë është shtuar edhe heqja e patentës dhe konfiskimi i makinës, një Maserati. Siç raporton ANSA, më 21 korrik 2023 futbollisti u nënshtrua një testi të alkoolit nga policia rrugore pas një aksidenti të vetëshkaktuar, pa pasoja, në një rrethrrotullim në periferi të Torinos. Vlerat e alkoolit në gjak rezultuan më të larta se kufiri i lejuar.

Ish-mbrojtësi i Juventus u ndal natën teksa po drejtonte makinën e tij Maserati dhe doli pozitiv në etilometrin e përdorur, me vlera shumë të larta. Rugani u ndal në një pikë kontrolli të forcave të rendit në Corso Grosseto në Torino, ndoshta po kthehej në shtëpi pasi kishte kaluar jashtë naten dhe orët e para të mëngjesit. Niveli i tij i alkoolit ishte shumë i lartë, pasi etilometri regjistroi 1.56 gram alkool për litër gjaku, ndërkohë që kufiri i lejuar nga ligji është 0.5 g/l. Një tejkalim i madh i kufirit për futbollistin që sot mori njoftimin për dënimin.

sfidanti.al