Kush e pagoi garancinë? Dani Alves “driblon” gazetarët

Ish-futbollisti i Barçës, Dani Alves, u paraqit në Gjykatën e Barcelonës mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga avokati i tij, për të respektuar paraqitjet javore të vendosura nga gjykata për lirinë e fituar me kusht. Pas daljes nga gjykata, braziliani është pyetur, ndër të tjera, për personin apo personat që i kanë paguar garancinë për lirimin me kusht. Dani Alves nuk tha absolutisht asgjë për gazetarët e pranishëm. Programi “Fiesta” zbuloi ekskluzivisht pak javë më parë se kush e ka paguar garancinë prej një milion eurosh për lirimin nga burgu të ish-futbollistit brazilian. Ajo është Marisa Blázquez. Bashkëpunëtori ka treguar se kush qëndron pas pagesës së diskutueshme dhe për habinë e të gjithëve nuk është një person por një kompani. Sipas gazetarit, ishte një revistë braziliane e njohur në Brazil që kishte depozituar miliona euro si kusht që ish-lojtari i Barcelonës të ishte i lirë.

sfidanti.al