Chiara Frattesi zyrtarizon lidhjen me McKennie

Weston McKennie dhe Chiara Frattesi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila prej javësh është në qendër të thashethemeve, me një goditje romantike të realizuar pas fitores së Juves në Kupën e Italisë. Pasi bardhezinjtë mundën Atalantën, Chiara Frattesi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri. Lidhja mes të dyve vazhdonte prej disa muajsh. Në imazh, Weston McKennie mban një shishe verë me njërën dorë dhe me krahun tjetër rrethon Chiarën, e cila është duke buzëqeshur: Frattesi e ripostoi foton në profilin e saj në Instagram duke shtuar një zemër të kuqe.

sfidanti.al