Vata shënon golin e parë në Angli, shmang humbjen e Watford

Rocco Vata, sulmuesi me origjinë shqiptare, djali i ish kapitenit Rudi Vata, e bën “sefte” në Angli pasi gjeti golin e tij të parë me fanellën e Watford. Vata u hodh si zëvendësues në minutën e 72-të, në fundin e ndeshjes, në minutën e 88-të, Vata mori një top në zonë dhe me të djathtën goditi menjëherë duke dërguar topin në rrjetë. Goli i Vatës shmangu humbjen e Watford duke i dhuruar në këtë mënyrë një pikë të çmuar në transfertë përballë Hull City.

sfidanti.al