I grumbuluar rishtas në kombëtaren serbe të futbollit, Uroš Račić ka dalë përpara medieve për të rrëfyer ndjesitë që ka përpara takimit në Tiranë.
“Kam munguar në grumbullimin e fundit të Serbisë, por sigurisht që kam bërë tifoz nga shtëpia. Fitoret kanë shumë rëndësi dhe mendoj se rikthimi në kombëtare më ka dhënë një ndjesi të mirë”, tha Uroš Račić. I pyetur konkretisht për ndeshjen me Shqipërinë, Uroš Račić tha: “Shqipëria është një rivale që meriton respekt. Ajo çfarë tregoi në Euro 2024 do të thotë shumë. Do të jetë një ndeshje e fortë sportive dhe mendoj se si ata edhe ne mezi po e presim”.
sfidanti.al