U bombardua nga rusët, shkatërrohet shtëpia e Sudakov në Kiev

Mesfushori ukrainas i Benfikës, Georgiy Sudakov, ndau sot në rrjetet sociale foto të shtëpisë së tij në Kiev, pasi ajo u bë shënjestër e një sulmi rus natën vonë.

Sulmi me dron dhe raketa ndodhi ndërsa familja e lojtarit ishte në shtëpinë e tyre. “Kështu duket shtëpia ime pas mbrëmjes së sotme”, shkroi lojtari ndërkombëtar ukrainas në Instagram, duke ndarë imazhe që tregojnë shkatërrimin në kompleksin rezidencial në kryeqytetin ukrainas ku jeton familja e tij.

“Gruaja, vajza dhe nëna ime ishin në shtëpi në atë kohë”, shtoi ai.

sfidanti.al