Spanjë-Itali, e interesuar edhe Shqipëria

Pas fitoreve respektive në raundin e parë, Spanja dhe Italia do të përballen këtë mbrëmje në “Veltins-Arena” të Gelsenkirchen me synimin për të fituar kalimin në fazën e 16 më të mirave. Jo vetëm kaq: me barazimin 2-2 të arritur mbrëmë në Kroaci-Shqipëri, një sukses i kujtdo ekip do t’i garantonte vendin e parë në grup. Është një nga ndeshjet më të shumëpritura të fazës së grupeve, një ndeshje që Luciano Spalletti do të dëshirojë ta përballonte pa deformuar identitetin e një Italie që dëshiron të sfidojë “Furinë e Kuqe” me të njëjtin qëndrim të treguar të shtunën në mbrëmje në Dortmund

sfidanti.al