Nëse refuzimi i Iranit bëhet zyrtar, Iraku mund të kualifikohet direkt, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe do të shkonin në Play-off kundër fituesit të Surinam-Bolivi. Tërheqja e Iranit nga Botërori 2026 hap një skenar që nuk pritej deri pak javë më parë. Konflikti në Lindjen e Mesme, me Teheranin në qendër të tabelës ndërkombëtare të shahut, ndryshon kartat mbi tavolinë.
Ministri i Sportit në Iran, Ahmad Donyamali, njoftoi se kombëtarja e futbollit nuk do të shkojë në SHBA për Kupën e Botës, ku është shortuar në Grupin G kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit. Atëherë kush e zëvendëson Iranin, nëse ky qëndrim mbetet në fuqi? Rregullorja e FIFA-s, neni 6.7, nuk jep shpjegime të qarta: “FIFA do të vendosë në lidhje me çështjen sipas gjykimit të saj dhe do të marrë çdo masë që konsiderohet e nevojshme. FIFA mund të vendosë të zëvendësojë federatën pjesëmarrëse në fjalë me një federatë tjetër”.
Statuti lë një marzh të gjerë vendimi dhe nuk tregon zgjidhje precize, por është e qartë se vendimi i Iranit do ta detyrojë FIFA-n të prononcohet shpejt për këtë temë. Zgjidhja e parë e mundshme është Iraku. Nëse dështon në Play-off, kjo kombëtare ka të drejtën si e përjashtuara e parë nga konfederata aziatike. Më 31 mars është programuar sfida mes Irakut dhe fituesit të Bolivi-Surinam.
sfidanti.al

