Ronaldo rrezikon Kupën e Botës

Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, ka dhënë një përditësim shqetësues në lidhje me dëmtimin e muskulit të kofshës së pasme të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha fundjavën e kaluar dhe duket se ky lëndim nuk është edhe aq i lehtë. Është vetë trajneri i klubit saudit, Jesus, i cili ka treguar situatën e dëmtimit të sulmuesit portugez.

“Pas analizave, pamë se dëmtimi i pësuar nga Cristiano Ronaldo ishte më serioz nga sa pritej”, ka thënë fillimisht Jesus.