Riza Durmishi vazhdon në Qipro

Nga Lazio u largua përfundimisht në vitin 2023 por Riza Durmishi nuk mendon të tërhiqet nga futbolli edhe pse prej vitesh karriera e tij është në rënie të lirë. Shqiptari me pasaportë norvegjeze është bashkuar me skuadrën qipriote të Nea Salamis Ammochōstou. Durmishi, tashmë në moshën 30-vjeçare, mbylli pa sukses aventurën në Poloni me fanellën e LKS ndërsa në ishull do të garojë në divizionin elitar.

sfidanti.al