Partizani B do të jetë një prej ekipeve konkurruese të Kategorisë së Tretë. Klubi ka vendosur të rikthejë ekipin “B” duke i shtuar një tjetër risi projektit afatgjatë që ka nisur. Pjesëmarrja në Kategorinë e Parë do të jetë edhe objektivi kryesor i skuadrës , objektiv të cilin Partizani B arriti ta realizonte në sezonin 2020 -2021. Të kuqtë kanë nisur sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Renaldo Kalari dhe ndihmësit Erim Shehaj. Kampionati Kategorisë së Tretë do të startojë më 20 Tetor 2024, ndërkohë që Partizani B pritet të jetë pjesë e skuadrave të Grupit B.
sfidanti.al