Partizani, Albion Marku operohet me sukses

Futbollisti i Partizanit, Albion Marku ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Egnatias. Mbrojtësi i “të kuqve” iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Shumë shpejt lojtari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit. FK Partizani i uron Markut rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit.