Mazraoui do të largohet nga Bayern Munchen

West Ham është në bisedime me Bayern Munich për blerjen e mbrojtësit Noussair Mazraoui. Mediet britanike raportojnë se mbrojtësi i Bayern-it është një nga lojtarët më të kërkuar nga “The Hammers” për të forcuar skuadrën e Julen Lopeteguit sezonin e ardhshëm. Mazraoui vjen nga një sezon me fare pak hapësira te Bayerni, ndërsa numëron 29 paraqitje një total prej 1982 minutash në të gjitha kompeticionet, në të cilat ka dhuruar 4 asistime.

sfidanti.al