Në një artikull të botuar në gazetën “The Guardian”, Philipp Lahm, ish-lojtar i Bayernit dhe përfaqësues gjermane, shprehet i pakënaqur me pagën e lartë që Julian Nagelsmann do të marrë gjatë punës si trajner i Kombëtares Gjermane. Lahm këshillon Federatën Gjermane të Futbollit të reflektojë për këtë dhe shton se “duhet t’i shmangë pagat e larta në futbollin e klubeve”. “Nuk është e nevojshme që trajnerët e kombëtares të paguhen më shumë se dy milionë euro në vit. Së pari, për faktin se ka vetëm dhjetë deri në 15 ndeshje ndërkombëtare në vit. Në një top-klub, është trefish ose katërfish. Dhe mes ndeshjeve, një trajner kombëtar nuk është në fushë për katër apo gjashtë javë”, tha Lamn, duke drejtuar gishtin nga federata gjermane.
sfidanti.al